• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pak shije franceze në Shqipëri, Edi Rama publikon videon familjare nga koncerti i Carla Brunit

 

Edi Rama ka qenë dje pjesë e personazheve publikë që kanë pasur fatin të jenë të pranishëm në koncertin e parë të Carla Brunit në Shqipëri. Këngëtarja franceze ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ish-Presidenti farncez Nicolas Sarkozy, i cili ishte pranë kryeministrit të vendit.

Fotot nga eventi kanë qarkulluar në internet që dje mbrëma, por ajo që ka marrë më shumë vëmendje është një video e familjes Rama, ku shfaqet bashkëshortja e kryeministrit, Linda, vajza Rea dhe i vogli Zaho. Më të qeshur se kurrë, kryeministri dhe familja e tij janë komentuar jo pak nga ndjekësit në rrjete sociale.

View this post on Instagram

😍

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Pjesë e personazheve publikë që kishin udhëtuar drejt Butrintit për të marrë pak nga shija franceze, ishte edhe Ajola Xoxa. / revistawho.com