Ditën e sotme në të gjithë vendin po zhvillohen zgjedhjet lokale për kryebashkiakët e rinj. Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama shkuan në qendrën e votimit në Surrel për të hedhur votën e tyre për zgjedhjet e 30 qershorit. Si shpeshherë të tjera, kryeministri arriti të rrëmbente vëmendjen e të gjithëve për veshjen e tij të veçantë, që brenda pak çastesh u kthye në një temë diskutimi në rrjete sociale.
Megjithatë pavarësisht komenteve dhe krizës politike, duket se kryeministri në këtë ditë ndjehet mjaft i qetë dhe këtë e ka treguar përmes një videoje pak orë para se të votonte. Ai ka ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale një video në të cilën tregon se është duke kaluar ditën së bashku me djalin e tij, Zahon në fshat. Në video vogëlushi shfaqet duke ushqyer me bar një lepur dhe i thërret edhe babit ta shikojë. Rama ka zgjedhur që këtë moment kaq të ëmbël me të birin ta shoqërojë vetëm me një ‘emoji’ me sytë me zemra.
https://www.instagram.com/p/BzUuAcFHKoy/
Për një kohë të gjatë kryeministri është përpjekur që profilin e të birit ta mbajë larg vëmendjes mediatike, por së fundmi është shfaqur shpesh me të në televizione apo në rrjete sociale. /revistawho.com