• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pak muaj para lindjes, Almeda Abazi zbulon emrin e fëmijës

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël. Ajo dhe partneri i saj Tolgahan Sayisiman së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë të një djali. Nëpërmjet rrjeteve sociale Almeda ndan shpesh detaje që lidhen me shtatzëninë, por deri tani nuk kishte zbuluar ende emrin e fëmijës.

Në media është aluduar disa herë mbi emrin e vogëlushit, por më në fund Almeda ka vendosur ta ndajë vetë me të gjithë. Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ajo ka treguar se dyshja kanë vendosur për emrin e të birit dhe ai do të quhet, Efehan.

Nga një kërkim në internet zbuluam se Efehan ka kuptimin e personit që mbijeton.