• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pak kohë më parë solli në jetë Ajkën, por Xhensilës i mungon diçka shumë e rëndësishme

Xhensila është larguar përkohësisht nga muzika dhe koncertet për të qëndruar pranë së bijës që solli në jetë pak javë më parë. Më të lumtur se kaq nuk mund ta shikonim këngëtaren e njohur, e cila po përjeton ditët më të bukura krah Ajkës. Por ka diçka që i mungon shumë edhe pse dita e saj është mjaft e ngarkuar.

Rezultate imazhesh për xhensila myrtezaj koncert 2018

Bëhet fjalë për publikun, që e ndjek dhe e shoqëron në çdo koncert dhe shfaqje. Mbrëmjen e sotme ajo ka publikuar një video  të veçantë që ja ka dërguar kolegu i saj Ardian Bujupi. Në një nga koncertet e tij të afërta, këngëtari në fjalë i ka kërkuar publikut të thërrasë emrin e Xhensilës dhe dëshira është plotësuar. Kjo video e ka emocionuar pafund Xhensilën e cila shkruan: “Sa shumë që më mungoni edhe mua… ju dua shumë. Ardian Bujupi, faleminderit”.

Për një artist dashuria për publikun mbetet gjithmonë e fortë pavarësisht largësisë./revistawho.com