Në 30 shtator Hailey dhe Justin Bieber organizuan një ceremoni të dytë martese në Karolinën e Jugut. Dasma ishte mjaft luksoze dhe nga postimet në rrjete sociale u duk se gjithë të ftuarit e shijuan në maksimum. Së fundmi Justin ka publikuar disa foto intime nga dasma, që tregojnë hapur dashurinë që çifti kanë për njëri-tjetrin. Në fotot bardh e zi këngëtari shihet duke i hequr me dhëmbë bashkëshortes së tij rripin e vendosur në këmbë.
Në të vihet re se Hailey ka veshur atlete gjatë dasmës, ndryshe nga nuset e tjera tradicionale. Në foton tjetër dyshja e njohur shihen në mes të pistës të përqafuar me njëri-tjetrin, ndërkohë që i rrethojnë të tjerët duke kërcyer.
https://www.instagram.com/p/B3YDJ1-n2al/
Këto imazhe kanë marrë miliona pëlqime dhe komente të mbushura me dashuri nga ndjekësit e çiftit. Hailey dhe Justin u martuan për herë të parë me njëri-tjetrin vitin e kaluar në një ceremoni shumë private në New York dhe kjo dasmë e dytë u bë në nder të familjarëve dhe miqve të tyre. /revistawho.com