• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Orinda Huta zbulon detajet e marrëdhënies me Turin: Ai është më grindaveci

Si çdo të hënë emisioni ‘Në kurthin e Piter Pan’ rezervon 2 të ftuar specialë të cilët vihen përballë pyetjeve të fëmijëve. Orinda Huta ka qenë një prej tyre mbrëmjen e sotme, e cila nuk ka nguruar t’i përgjigjet me shumë dashuri intervistuesve të vegjël.

Ndër pyetjet e ndryshme që moderatorja ka marrë ka qenë dhe se kur ajo dhe Turi do të bëhen prindër. “Nëse bebja shtypet me buton, tani do kishte ardhur me shumë qejf. Por për sa kohë kjo nuk bëhet, ne do presim”, është përgjigjur moderatorja, duke zbuluar dëshirën e madhe të të dyve për të pasur një fëmijë. Gjatë intervistës Orinda zbuloi gjithashtu se në marrëdhënien me Turin ai është më grindaveci, megjithatë sa është grindavec është dhe i mirë, pasi përqafimet e tij e rregullojnë menjëherë çdo gjë, ka pohuar ajo.

Kujtojmë se prej disa muajsh, Orinda është bërë pjesë e ekranit ‘Tv Klan’, aty ku dhe drejton programin e  përjavshëm ‘Jo vetëm modë’. Së fundmi ajo ka nisur dhe drejtimin e rubrikës ‘Porta e fatit’ çdo të dielë krah partnerit të saj në emisionin ‘Familja’./revistawho.com

CLOSE
CLOSE