• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Orinda Huta kujton një nga hitet më të bukura të saj: Krenare që e kam kënduar

Orinda Huta ka kohë që nuk është pjesë e muzikës, por vite më parë ajo ka publikuar disa hite që vazhdojnë të mbahen mend edhe sot. Ajo ka marrë pjesë në festivalet më të rëndësishme në vend si, “Kënga Magjike”, “Festivali i Këngës” apo “Netët e Klipit Shqiptar”. Me siguri të gjithë i mbajnë mend mirë këngët si “Tani e di”, “Harrova të marr frymë”, “Oqean” e shumë të tjera, por për njërën prej tyre Orinda ndihet shumë krenare që e ka kënduar. Ditën e sotme ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet duke kënduar këngën e saj “Nisu arratisu” gjatë kohës që lëviz me makinë. Siç duket kjo këngë e ka bërë Orindën nostalgjike, ndaj këtë moment e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj. “Kur të fillon kjo kënga e në çdo stinë që kalon të bën krenare që e ke kënduar”, ka shkruar Orinda bashkangjitur videos së postuar.

“Nisu arratisu” është kënga me të cilën Huta ka marrë pjesë në “Kënga Magjike” në vitin 2006 dhe për tekstin e muzikën e saj janë kujdesur Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiq. Pavarësisht se kanë kaluar 13 vite dhe Orinda ka publikuar shumë këngë të tjera pas saj, duket se “Nisu arratisu” është një nga më të rëndësishmet për të. Kujtojmë se pak muaj më parë Orinda Huta premtoi se shumë shpejt do të rikthehej në muzikë me projekte të reja dhe ne po vazhdojmë të presim me padurim një tjetër këngë prej saj. /revistawho.com