• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ori Nebijaj ka dy fjalë për Kosovën: Në zemërgjerësi pa kushte…

Ditët e fundit të gjithë personazhet e njohur janë përfshirë në një varg postimesh rreth tërmetit të datës 26 nëntor. Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë ndihma e menjëhershme që ka ardhur nga Kosova dhe të gjithë familjet që kanë hapur dyert e tyre për te mirëpritur të prekurit e tërmetit.

Ori Nebijaj ka zgjedhur që me anë të një postimi në ‘Instagram’ të shprehë mirënjohjen e saj ndaj ndihmës që kanë dhënë të gjithë njerëzit në Kosovë.

“Falemiderit Kosovë. Për të gjitha leksionet që i jep motrës tënde Shqipëri, çdo herë, në liri e në zgjedhje, e tani dhe në zemërgjerësi pa kushte”, ka shkruar Ori në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.

Kujtojmë se pas lajmit të tërmetit mijëra njerëz janë angazhuar për të ndihmuar edhe vullnetarisht çdo familje në nevojë. Shumë prej njerëzve të prekur nga tërmeti janë vendosur momentalisht në hotele të ndryshme në Kosovë për të qëndruar atje./revistawho.com