• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Orgesa Zaimi rrëfen si është njohur me bashkëshortin: Askush se mendonte, por ndodhi

Orgesa Zaimi, këngëtarja e njohur për vokalin e fuqishëm dhe për stilin e veçantë ka hapur ‘rubrikën’ e pyetjeve mbrëmjen e kaluar në ‘Instagram’. Ndër ato që fituan më shumë vëmendje ishte dhe ajo për njohjen me bashkëshortin. Siç tregoi vetë Orgesa, ata njiheshin dhe ishin miq prej kohësh, por ‘shkëndija’ erdhi më vonë. “Jemi njohur kur unë isha 17 vjeç. Ishte mik me motrën time dhe me kunatin. Kemi qenë për një kohë të gjatë miq, ziheshim si macja me miun, por kemi qenë njëmend me shije muzikore, mbase këtu nisi një shkëndijë. Pas shumë vitesh në 2007 erdhi pranvera dhe bashkë me të aroma e luleve, zogjtë cicëronin në pemë dhe diçka bëri bam. Askush se mendonte, por ja që ndodhi”,-ka rrëfyer Orgesa.

Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, Mentor janë të martuar prej vitesh dhe kanë dy fëmijë./revistawho.com