• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Orgesa Zaimi krah këngëtares së preferuar, këndon hitin që i kujton fëmijërinë

Orgesa Zaimi është shfaqur e qeshur, teksa performon në një video me Gilin, këngëtaren e njohur të muzikës shqiptare. Këto sekuenca nuk janë pa arsye të rëndësishme për këngëtaren e njohur, pasi i kujtojnë lidhjen e veçantë me një nga këngët më të njohura të artistes në fjalë. Bëhet fjalë për ‘Xixëllonja’, këngë që siç tregon Orgesa e ka kënduar që në moshën 10 vjeçare, para pasqyrës me perde të kuqe të ‘stiluar’ në trup dhe me një krehër jeshil në dorë në vend të mikrofonit.

Ndërsa në videon në fjalë, si për të vënë përballë njëra–tjetrës dy periudha të ndryshme ajo shfaqet në moshën 33-vjeçare duke e shijuar këngën po njësoj, por këtë herë pranë Gilit.

Siç duket ‘Xixëllonja’ i krijon shumë nostalgji Orgesës dhe është një nga ato këngë që e kthen pas në një periudhë të largët, por të dashur të jetës. /revistawho.com