• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

Olti Curri thumbon publikisht Fjolla Morinën për këngën e re, reagon këngëtarja

Vetëm pak orë më parë, Fjolla Morina publikoi këngën e saj më të re me titull ‘Nace Nace’, ku më së shumti ka tërhequr vëmendje videoklipi i saj, pasi këngëtarja mbante një gjarpër në duar teksa bënte poza provokuese. Menjëherë pas publikimit të këngës, Olti Curri e ka thumbuar Fjollën publikisht në ‘Instastory-n’ e tij, ku shkruan: “Soprano e ‘La Scala’ nxorri videoklipin e ri”, duke etiketuar këngëtaren. Kjo e fundit ia ka kthyer duke publikuar këtë shkrim të Oltit në ‘Instastory-n’ e saj me shkrimin: “Balerin ti” shoqëruar me një ‘emoji’ me gisht të mezit. Mirëpo Olti nuk e ka lënë me kaq. Ai ka publikuar një video humoristike të një burri që del nga uji dhe këndon, duke ironizuar kështu jo vetëm videoklipin e Fjollës, por dhe artistëve të tjerë shqiptare dhe të huaj. Nuk e dimë nëse do ketë reagime të tjera nga ana e këngëtares shqiptare, por kjo mbetet për t’u parë./revistawho.com