• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Olti Curri ‘ndryshon profesion’, nuk e keni parë kurrë kështu

Olti Curri është një nga personazhet më të njohur dhe më karizmatikë. Shprehjet apo mendimet e tij në rrjete sociale janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, duke ndezur shpesh edhe debate. Por së fundmi është vetë Olti ai që ka tërhequr vëmendjen. Ai është veshur si fatorino dhe fotot i ka publikuar në ‘Instastory’. “Kam pas fiksim të jem fatorino”, shkruan ai. Në fakt e gjitha kjo është një shaka, pasi Olti do të jetë i ftuari i radhës në emisionin “Treshat”. Olti njihet për sensin e tij të humorit dhe ngacmimet që bën ndaj personazheve të njohur, por këtë herë duket se do jetë ai që do ngacmohet nga moderatorët e emisionit “Treshat”, Bora, Donaldi dhe Romeo.