• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Olta Boka zbulon profesionin e ri të saj dhe është shumë larg muzikës

Këngëtarja e njohur, Olta Boka i ka surprizuar të gjithë disa minuta më parë, teksa publikoi dy foto dhe bëri të ditur se ka nisur përgatitjet për një profesion të ri. Të gjithë e njohim si këngëtaren me vokal të mrekullueshëm që ka realizuar shumë këngë dhe që ka ngritur peshë publikun në festivale të rëndësishme, por Olta ka si synim të bëhet një notere.

“Më lejoni të ndaj me ju eksperiencën time më të re me qëllim përvetësimi dhe shndërrimin ne profesionin e ardhshëm. Prej më shumë se 6 muaj synoj të plotësoj formimin tim juridik, (momentalisht si asistent Notere) me dëshirën dhe përkushtimin që një ditë Vula të mbajë emrin Tim si një “autograf” me përgjegjësi për shërbimet jetësore Noteriale”,-shkruan këngëtarja. Siç edhe kuptohet, Olta duket se është në rrugën e duhur për të realizuar ëndrrën e saj.

Por me muzikën çdo bëhet? Edhe për këtë pyetje Olta ka një përgjigje. “Muzika është profesioni im i përjetshëm nga i cili s’do mundem të heq dot dorë kurrë”,-ka shkruar ajo, duke qetësuar fansat të cilët pëlqejnë këngët e saj. Kujtojmë se së shpejti, Olta do prezantojë një projekt të ri muzikor./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE