Olsi Bylyku festoi pak ditë më parë 21-vjetorin e lindjes, por vendosi që festimet të mos i bënte publike deri sot. Përveçse u emocionua nga familja e tij, aktori i humorit është suprizuar edhe nga miqtë e tij më të afërt. Ka qenë partnerja e Olsit ajo që ka organizuar një festë të madhe për të, bashkë me gjithë shoqërinë e 21-vjeçarit.
Videon me dekorin shumë special, momentet me miqtë dhe falenderimet përkatëse i ka publikuar vetë Olsi. Aktori ka zbuluar edhe faktin që pas gjithë surprizën ka qenë e fshehur partnerja e tij. “Faleminderit njeriu im i zemrës për surprizën e paharrueshme”,-ka shkruar Olsi.
Siç duket surpriza e organizuar nga njerëzit më të rëndësishëm për të e ka emocionuar shumë aktorin. Përtej skeçeve dhe humorit, Olsi ka kaluar një ditëlindje magjike./revistawho.com