• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Offset gjen mënyrën më speciale për t’i kërkuar falje Cardi B, historia e tyre pjesë e albumit muzikor

Disa muaj më parë u bë publike tradhtia e Offset ndaj partneres së tij, Cardi B. Pas disa kohësh larg njëri-tjetrit, këngëtarja vendosi ta falë dhe ti japë dhe një mundësi.

Së fundmi reperi ka vendosur t’i kërkojë dhe njëherë falje 26-vjeçares, në këngën e tij më të fudnit ‘Don’t lose me’. Teksti i këngës flet për pendesën e Offset, premtimet e thyera dhe gjithë pengesat që ai ka hasur. Në fund të këngës Offset ka folur për besnikërinë dhe se ky është prioriteti kryesor i tij ndaj Cardi B.

Kujtojmë se disa muaj më parë dyshja e njohur u bënë prindër për herë të parë me një vajzë, të cilën e quajtën Culture./revistawho.com