• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nusja falenderon gjyshen heroinë për forcën dhe kurajon që shfaq kundrejt sëmundjes së nipit

Jeta shpesh na vendos përpara sfidave të ndryshme, por në situatat më të vështira gjithmonë na qëndrojnë pranë njerëzit më të dashur. E tillë ishte historia e Stiljanës dhe nënë Zebikos, e cila i jep forcë dhe kurajo çdo ditë nuses së saj. Nga dashuria e djalit të saj, Gertit me Stiljanën në jetë kishte ardhur Danjeli.
Gjatë lindjes ajo kishte pasur komplikacione dhe për të sjellë në jetë Danjelin, mjekët kishin përdorur metodën e vakumit. Por një gabim i tyre i kishte shkaktur një dëmtim në kokë. Pas vizitave mjekësore, Stiljana kishte mësuar se gjysma e trurit të Danjelit nuk ishte formuar për shkak të gabimit të mjekëve.
Për t’i shprehur mirënjohjen dhe dashurinë që Stiljana kishte për vjehrrën e saj, i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”. Mesazhi që ajo i dedikoi nënë Zebikos ishte: “Ma, ti je njeriu më i shtrenjtë! Ti je forca ime, ti je ajo që mua më ka mbështetur gjithmonë. Ishe ti ajo që më ke dhënë kurajo gjithë këtë kohë. Ke qenë më e fortë se unë dhe prej teje kam mësuar se si të jem një grua e fortë. Unë e ndjej veten me fat sepse më duket sikur më kanë lindur dy nëna! Ti je heroina ime!”
Nënë Zebiko u shpreh se do t’i qëndronte gjithmonë pranë Stiljanës dhe Danjelit dhe se do të kujdesej për ta derisa të ketë fuqi.