“T’i ndjesh mungesën dhe mezi të presësh ta përqafosh sërish, është një ndjenjë e rëndësishme që më bën të ndihem mirë. Mban gjallë dashurinë tonë”. Kështu e rrëfen dashurinë e saj prezantuesja italiane Silvia Toffanin, gruaja e Pier Silvio Berlusconit, djali i ish-Kryeministrit italian. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Lorenzo Mattia 5 vjeç dhe Sofia Valentina që erdhi në jetën vjeshtën e shkuar. “Disa kohë më parë, kur isha shtatzënë, pyesja veten se si do të mund ta doja po aq shumë një fëmijë tjetër, t’i dedikoja aq shumë vëmendje e përkushtim. Mirëpo dashuria shumëfishohet pa e kuptuar, vjen natyrshëm” ka treguar ajo për “Grazia”. Më tej prezantuesja e “Verissimo” tregon se nuk i pëlqen takimet zyrtare, megjithëse është pjesë e familjes më të rëndësishme në Itali. “Festat nuk i kam dashur kurrë. Në të vërtetë jam shumë mirë në shtëpi. Preferoj të shijoj familjen, të kaloj kohë me fëmijët dhe burrin tim”, përfundon ajo.