• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Nuk mund të ishte më i bukur”, Isli Islami zbulon si e priti këtë 33-vjetor plot emocione

 

Moderatori i dashur i programit të mëngjesit në ekranin e ‘Top Channel’, ‘Wake Up’, Isli Islami ka festuar ditën e sotme 33-vjetorin e tij. Islami është surprizuar edhe gjatë emisionit nga kolegia e tij, Ori Nebijaj e cila zgjodhi ta uronte publikisht në një moment që Isli nuk e priste. Pas urimeve të marra nga njerëzit më të dashur të tij, miqtë, familjarët apo ndjekësit Isli ka zgjedhur t’i falenderojë të gjithë me fjalët më të ndjera.
“Ndihem aq i pasur në këtë jetë dhe kjo vetëm falë miqve për kokë që ka vendosur në rrugën time. Ju dua shumë. Ky 33-vjetor nuk mund të ishte më i bukur dhe emocionues”, ka shkruar Islami krah videos ku shfaqen pamjet në momentin kur është zënë në befasi në ekran.
Edhe më parë ai ka treguar me anë të postimeve të ndryshme se gëzon një miqësi të veçantë me Orin, por dhe gjithë stafin e punës me të cilët është gjithmonë në harmoni.
Me siguri urimi i sotëm live në orët e para të mëngjesit, do të ngelë për shumë kohë në memorien e moderatorit./revistawho.com