• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Nuk konsumon domate, sepse i ngelen farat në dhëmbë”, këto janë sekretet ushqimore më të çuditshme të Mbretëreshës Elizabeth

Nëse keni ndonjëherë fatin të takoni Mbretëreshën Elizabeth bëni mirë të tregoni shumë kujdes me ushqimet që konsumoni. Por edhe nëse nuk keni mundësi ta takoni mund të merrni disa leksione prej saj për mënyrën e të ushqyerit. ‘Us Weekly’ ka renditur një sërë sekretesh ushqimore të mbretëreshës, të cilat për disa mund të duken disi të çuditshëm. Mbretëresha nuk konsumon asnjëherë hudhër për shkak të aromës së keqe. Ushqime të tilla si makaronat, ketchup-i, qepët cilësohen si “tabu”. Boronicat, manaferrat, domatet, kastravecat, nuk lejohen të konsumohen, sepse mbretëreshës nuk i pëlqen kur farat e tyre mbeten nëpër dhëmbë. Menuja javore për Mbretëreshën Elizabeth përpilohet disa ditë përpara, që ajo të vendosë se cilin prej ushqimeve do të konsumojë dhe cilin jo. Një nga kuzhinierët e familjes mbretërore ka treguar se ajo pranon çdo ëmbëlsirë që ka përmbajtje çokollate, sepse është fanse e madhe e saj. Ndërsa çaji i drekës është një detyrim për të gjithë pjesëtarët e familjes mbretërore. /revistawho.com