• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nuk keni për ta njohur, Dhurata Dora ndryshon ‘look’ dhe duket kaq ndryshe

Dhurata Dora është një nga artistet më të pëlqyera në Shqipëri, që vazhdimisht sjell projekte apo bashkëpunime shumë të suksesshme. Ajo gjithashtu bën pjesë në listën e njerëzve që vazhdimisht guxojnë me ‘look-un’ e tyre, sigurisht duke ndjekur trendet e fundit. Që nga fillimet e karrierës e kemi parë me flokë të gjatë, të shkurtër, bjondë apo brunë. Ditën e sotme, këngëtarja shqiptare ka zbuluar se me mbarimin e sezonit veror, edhe ajo kishte vendosur të ndryshojë pamje. Tani Dhurata ka flokë të shkurtër deri tek shpatullat dhe në ngjyrë kafe. Siç e përmendëm dhe më lartë, nuancat e ngjyrës kafe tek flokët janë më të preferuarat e këtij viti dhe duket se kjo gjë vlen edhe për Dhuratën. Kujtojmë se pak kohë më parë ajo solli këngën “Zemër” në bashkëpunim me Soolking, një këngë kjo që theu rekorde dhe fitoi çmime. Pas këtij suksesi, presim të shohim çfarë ka përgatitur ajo për fansat./revistawho.com