• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nuk ka më kohë për të humbur, Gashi zbulon veshjet e para që mbajnë emrin e tij

Pak kohë më parë, reperi i njohur shqiptar, Gashi ndau me fansat e tij lajmin se së shpejti ai do të bashkëpunonte me firma të njohura për të lançuar veshje që do të mbanin emrin e tij. Në statusin e tij, Gashi tha se kjo gjë do ndodhte në vitin 2020, por duket se ka vendosur të mos humbë më shumë kohë dhe t’i futet punës. Së fundmi ai ka publikuar në ‘Instastory-n’ e tij një foto ku duken disa kapuçë në ngjyrë portokalli të ndezur, me emrin ‘Gashi’. Duke parë se sa fansa ka në Shqipëri dhe jashtë vendit, me siguri bashkëpunimet e tij në fushën e modës do të jenë tepër të suksesshme. Sipas tij, ai do të sjellë risi në tregun e modës duke prodhuar veshje me masa të mëdha. Kujtojmë se në datën 3 gusht, Gashi do të kthehet në Kosovë për të performuar në festivalin e shumëpritur, ‘Sunny Hill’./revistawho.com