• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nuk ka më dyshime, fotot nga gjendja civile konfirmojnë se aktorja e njohur është martuar

Së fundmi Jennifer Lawrence është fotografuar së bashku me partnerin e saj Cooke Maroney duke dalë nga zyra e gjendjes civile. Aktorja është parë me disa letra në duar dhe sipas “Page Six” bashkë me të dhe Maroney ka qenë edhe një shok i tyre, një fotograf e dy ‘bodyguard’. Madje një person ka shkruar në ‘Twitter’ se e ka parë vetë Jennifer në korridoret e gjendjes civile, sepse ajo do të martohej. Megjithse ky lajm nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga përfaqësues të Lawrence, burimet të “Page Six” thonë se ajo dhe partneri i saj do të organizojnë një ceremoni martesore muajin e ardhshëm. Për më tepër Jennifer dhe Cooke u panë gjatë pranverës së këtij viti duke ju hedhur një sy vendeve më të bukura për dasmë. Në qershor burime pranë aktores thanë për “People” se ajo ishte e lumtur për dasmën që do organizonte së shpejti dhe se do të donte që të bënte diçka të madhe, që të gjithë të kënaqeshin.