• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nuk i njohin firmat e shtrenjta, njësoj si gjithë fëmijët vajzat e Aurela Gaçes veshin rrobat e njëra-tjetrës

Aurela Gaçe është nënë e dy vajzave dhe tashmë Grace e Abigail janë shndërruar në miket më të mira të njëra-tjetrës. Përveçse kanë një lidhje të ngushtë me mami Aurelën, dy vogëlushet duket se kanë një marrëdhënie perfekte së bashku. Me anë të dy fotove këngëtarja ka treguar gjithçka për lidhjen mes motrave, që me shumë mundësi duhet t’i ketë bërë shumë të tjerë nostalgjikë. Aurela ka publikuar në ‘Instagram’ fotot në të cilat shihet se Grace përcjell Abigail në kopësht dhe kjo e fundit vesh rrobat që motra e madhe ka pasur më parë. Përkrah fotove shumë të ëmbla të vajzave, Gaçe ka shkruar: “Dritat e syve të mi. Motra e madhe përcjell të voglën në kopësht! E vogla mban gjithë rrobat që la e madhja, edhe çantën na e fali motra. Se kështu janë motrat edhe vëllezërit sigurisht. Familja më e shtrenjta në botë! Më mungon motra ime Blerta Gaçe”.

Aurela është përgëzuar nga një pjesë e madhe e ndjekësve të saj, të cilët shprehen të lumtur që këngëtarja i ka mësuar vajzat të rriten me rrobat e njëra-tjetrës, ashtu siç kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë shumica e familjeve shqiptare. Gaçe ka treguar se vajzat e saj nuk i njohin markat e shtrenjta të veshjeve dhe se ajo bën një jetë shumë të thjeshtë si gjithë të tjerët, ndaj kjo është një arsye më tepër që publiku e vlerëson dhe e ndjek. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE