• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nuk i kemi parë kurrë kaq të vogla, Gigi Hadid e uron Bella-n për ditëlindje në mënyrën më të bukur

Bella Hadid feston 23-vjetorin e lindjes dhe Gigi gjeti mënyrën më të bukur e emocionuese për ta uruar. Modelja e njohur ka postuar në rrjete sociale foto të ndryshme nga fëmijëria, madje që nga dita kur Bella ka ardhur në jetë. Gigi publikoi në ‘Instagram’ një foto të realizuar shumë vite më parë, ku dy motrat shihen pranë njëra-tjetrës të ulura në rërën e detit.

Më pas ajo vazhdoi me postimet në ‘Instastory’, duke i treguar gjithë botës se si ka qenë Bella e vogël. Në njërën prej fotove Gigi shihet në dhomën e maternitetit ndërkohë që nëna e saj e mëson të mbajë në krahë Bella-n.

Ndërsa në një tjetër imazh dy motrat shihen të veshura me një fustan pastel duke përqafuar njëra-tjetrën, diçka që tregon se sa të lidhura kanë qenë bashkë që në fëmijëri.

Gjatë ditës së ditëlindjes Bella ka marrë mesazhe të shumta urimi, por të gjithë bien dakord se ky i Gigi-t është më i bukuri. Dy motrat e njohura kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie speciale, që është forcuar akoma dhe më shumë për shkak të profesionit të tyre të përbashkët. /revistawho.com