• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nuk është më bionde, Britney Spears ndryshon ‘look’

Britney Spears njihet për pamjen e saj gjatë gjithë këtyre viteve, pasi këngëtarja ka mbajtur gjithmonë një ngjyrë, që është ajo bionde. Ditën e sotme, Britney ka publikuar disa video në ‘Instagram’ ku ka zbuluar se ka vendosur të ndryshojë pamjen, inspiruar nga motra e saj. Tani Spears ka hyrë zyrtarisht në grupin e bruneve dhe duket se ajo po e shijon shumë këtë ndryshim. Pamja e saj e re është pritur mirë edhe nga fansat e saj, të cilët e kanë mbështetur në çdo veprim të saj. Kujtojmë se Britney ka pak kohë që ka dalë nga qendra e rehabilitimit dhe tani është duke u rekuperuar, sigurisht me ndihmën e familjarëve, partnerit, miqve, por dhe fansave të saj./revistawho.com