Ju shqetëson zhurma kur dikush kafshon dhe përtyp një mollë? Të shqetëson tingulli që vjen nga kërcitja e takave? Ka ardhur momenti të mësoni se ju vuani nga një çrregullim që quhet “Misofonia”, ose çrregullimi “4s” (soft sound sensitivity syndrome). Misofonia nuk është kategorizuar akoma nësë ështe një çrregullim neurologjike, audiogjike apo psikiatrik. Ajo që dihet me siguri është që deri më sot nuk ka ndonjë kurë e cila trajton ose parandalon përhapjen e saj.
Në vitin 2014 janë kryer disa studime të vogla ku kanë arritur në përfundimin se njerëzit që vuajnë nga misofonia kanë ndjenja të forta negative të cilat shfaqen kur dëgjojnë zhurma, kryesisht kur ato vijnë nga aparati i gojes (psh. përtypje, përplasje buzësh etj). Ky lloj “revoltimi” shfaqet kur tingulli vjen në mënyrë të përsëritur. Përshëmbull, përplasja e buzëve lëshon të njëjtin tingull në mënyrë të vazhdueshme.
Njerëzit me misofonia janë të vetëdijshëm se ndjenja që ata përjetojnë nga zhurmat nuk është aspak normale , por nuk e parandalojne dot këtë ndjesi.