• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nuk do ta besoni, Irma Libohova zbulon vendin më të pazakontë ku bën prova

Pavarësisht se një këngëtar mund të ketë shumë vite në skenë duhet të punojë gjithmonë për ta pasur zërin në formën më të mirë. Provat për ta janë shumë të rëndësishme dhe duket se mund të realizohen në çdo vend, mjafton të ketë akustikë të mirë. Ditën e sotme Irma Libohova ka zbuluar një sekret profesional, i cili i ka habitur të gjithë. Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale një video në të cilën shihet duke kënduar në shkallët e shtëpisë së saj. Ajo ka treguar se ky është vendi perfekt në shtëpi për të bërë prova dhe kjo gjë dallohet lehtësisht nga videoja. “Vendi ku unë ndonjëherë bëj prova janë shkallët e shtëpisë. Për një arsye shumë të thjeshtë: kanë akustikë të shkëlqyer, s’ka nevojë për mikrofon, dëgjon veten, kënaqesh”, ka shkruar Irma bashkangjitur videos.

Këngëtarja ka mbi 40 vite që është pjesë aktive e skenës shqiptare, ndaj ajo di shumë mirë si duhet të përgatitet për të pasur gjithmonë në formë zërin e saj. /revistawho.com