• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nuk bën dot pa Jennifer Lopez , Alex Rodriguez flet për vështirësitë e të qenurit baba i katër fëmijëve

Për vite me radhë, Alex Rodriguez ka qenë ylli i bejsbollit për “New York Yankees “, por kur vjen puna tek familja e tij, gjërat nuk janë aq të lehta. I ftuar ditën e sotme në programin “Hoda & Jenna”, Rodriguez, tregoi për sfidat e të qenurit baba dhe sa e vështirë mund të jetë prindërimi pa ndihmën e partneres së tij, Jennifer Lopez. “Ne kemi katër fëmijë dhe askush nuk e dëgjon babin”, tha ai duke qeshur. Pas fejesës së Jennifer-it dhe Alex-it familja e tyre u bë me 6 persona. Sportisti ka dy vajza, Ella Alexander dhe Natasha Alexander me ish-bashkëshorten Cynthia Scurtis, ndërsa Lopez ka 2 binjakë Emme Maribel dhe Maximilian “Max” David, nga martesa e saj e mëparshme me Marc Anthony. Rodriguez u shpreh se ai përpiqet të bëjë më të mirën për të marrë përsipër detyrat e të dy prindërve kur JLo nuk është në shtëpi. “Para se të kthehet ajo në shtëpi, unë jam shefi”, tha ish-lojtari. Por në minutin që ajo hyn në derë, unë e humbas statusin tim”, tha Rodriguez. Në fund, Alex shtoi se e tërheqin gratë e forta pasi edhe vetë është rritur nga një nënë e fortë.