• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

North West një yll i lindur, rrëmben vëmendjen e të gjithëve

Është mjaft e qartë se North West është e destinuar për të qenë një yll. Jo vetëm se babai i saj është Kanye West por sepse e kemi parë shumë të lirshme në skenë. North-i ka tërhequr gjithë vëmendjen në “Ye’s Sunday Services”. Vogëlushja është parë duke bërë foto dhe video gjatë koncertit më të ëmën Kim Kardashian, dhe ka ditur të bëhet shpirti i festës. Kim ka postuar video të vajzës duke kënduar dhe kërcyer me gjithë fuqinë e saj e duket se di të gjitha fjalët e këngëve që u performuan gjatë asaj dite. Kujtojmë se së fundmi Kanye pritet të publikojë albumin e tij të fundit “Jesus is king” pas një periudhe të shkurtër pauze.