Gjatë viteve të karrierës Nora Istrefi nuk ka eksperimentuar shpesh me ‘look-un’ e saj, duke i qëndruar gjithmonë besnike flokëve të gjatë. Vetëm disa vite më parë ajo vendosi t’i surprizonte të gjithë duke u bërë bionde, por brenda pak kohësh ju rikthye sërish ngjyrës natyrale. Të gjithë menduam se Nora nuk do të ndryshonte më pamje duke qëndruar tek ngjyra e errëta, por së fundmi ajo ka treguar se ka eksperimentuar sërish. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet se ka ndryshuar totalisht ‘look’ duke u bërë sërish bionde. Ajo shihet në sallonin e bukurisë duke pritur të bëhet gati dhe ka treguar se dhe këtë herë ja ka besuar flokët mikut të saj, Kaci Lleshit.
Nuk e dimë nëse Nora do ta mbajë për shumë gjatë këtë pamje, por duhet thënë se në të dyja format duke bukur. Një javë më parë këngëtarja publikoi një bashkëpunim me Irkenc Hykën dhe na mbetet të shohim nëse do të shfaqet së shpejti në ndonjë videoklip me stilin e ri të flokëve. /revistawho.com