• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nora Istrefi feston ditëlindjen, Roberti dhe Renee e surprizojnë në mënyrën më të bukur

Ditën e sotme Nora Istrefi feston ditëlindjen dhe surprizën më të bukur me siguri e ka marrë nga Roberti dhe Renee. Babë e bijë janë ulur bashkë përpara pianos dhe i kanë kënduar Norës këngën e ditëlindjes. Në një video të publikuar në ‘Instagram’ shfaqet Roberti teksa i bie pianos dhe Renee e shoqëron duke kënduar. Siç kemi vënë re edhe më parë, duket se vogëlushja është shumë e talentuar dhe në të ardhmen mund të jetë e famshme njësoj si mami dhe babi. Ndoshta këngëtarja nuk ndodhët në shtëpi për shkak të angazhimeve me punën e saj, por duhet thënë se kjo dhuratë duhet t’ja ketë zbukuruar ditën.

Kujtojmë se Renee është vajza e vetme e çiftit të njohur dhe të tre ata si familje kanë një lidhje shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. /revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE