• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Njihuni me familjet e aktorëve të serialit “Vrasje të vogla” në jetën reale

Seriali turk ka arritur të fitojë vëmendjen e publikut që në episodet e tij të para për shkak të intrigave dhe mistereve që fsheh çdo personazh. Duke qenë se çdo herë flitet për personazhet kryesore të serialit që janë Merve, Pelin, Oja dhe Arzu, “revistawho.com”, mendoi që sot t’ju njohë me jetën e aktorëve meshkuj dhe familjet e tyre.

Emri i vërtet i aktorit që luan rolin e Serhanit është Mert Firat. Ai është 38 vjeç dhe i martuar me biznesmenen Idil. Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë vitin e kaluar por kanë vite bashkë. Mert dhe Idil ende nuk janë bënë prindër dhe aktualisht po shijojnë vitin e parë të martesës.

Aktori i cili luan rolin e Tajlanit quhet Ferit Aktug. Ai është 40 vjeç dhe i martuar me një mësuese fiskulture shumë bukuroshe me emrin Bahar. Çifti u martuan në vitin 2016 dhe janë prindër të dy fëmijëve.

Mehmet emrin e vërtet e ka Yildiray Sahinler. Ai është 51 vjeç dhe i martuar me blogeren Gizem. Çifti u martuan në vitin 2015 dhe janë prindër të një djali.

Osman Sonant është emri i vërtet i aktorit që luan rolin e Kerimit. Ai është 40 vjeç dhe është i martuar me aktoren Damla Sonant. Çifti janë prindër të dy fëmijëve./revistawho.com

CLOSE
CLOSE