• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një vjeshtë ndryshe për Selena Gomez, këngëtarja ndryshon ‘look’

Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka zgjedhur të ndryshojë ‘look’ këtë fillim vjeshte duke i kthyer flokët e saj me onde dhe në ngjyrë më të hapur tek majat. Ka qenë stilistja e flokëve e 26-vjeçares, Marisa Marino e cila ka publikuar një foto të yllit të muzikës pop në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Ajo çfarë bie tjetër në sy është mënyra se si Gomez është lyer, duke u kujdesur të duket sa më natyrale. Fotoja e publikuar ka marrë shumë pëlqime, por edhe reagime të ndryshme nga ndjekësit e Selenës, të cilët e komplimentonin për ndryshimin më të fundit. Kujtojmë se së fundmi artistja ka qenë e angazhuar në disa projekte në bashkëpunim me kompaninë e njohur ‘Puma’, ndërsa shumë shpejt ka lajmëruar dhe rikthimin në muzikë./revistawho.com