• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një tjetër vajzë në “Hell’s Kitchen”, Renato Mekolli zbulon kush do e shoqërojë në spektaklin e gatimit

Gjatë muajit gusht Renato Mekolli paralajmëroi se do të kishte shumë ndryshime në sezonin e dytë të spektaklit të gatimit “Hell’s Kitchen”. Ndryshe nga viti i kaluar, Renato tregoi se këtë herë do e shoqëronin në kuzhinë dy vajza, një bionde dhe një brune. Pak javë më parë shefi i kuzhinës zbuloi se Ani, pjesëmarrëse në “Hell’s Kitchen 1”, do e shoqëronte, ndërsa ditën e sotme ai ka treguar edhe emrin tjetër. Përkrah Renatos dhe Anit në kuzhinën e “Hell’s Kitchen” do të jetë edhe Albana Dulellari, e cila ka qenë gjysmëfinaliste e “MasterChef Albania 1”. Mekolli ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të Albanës dhe është shprehur i lumtur që do të ketë pranë një vajzë energjike e duarartë si ajo.

View this post on Instagram

E mbani mend besoj që ju kam thënë se këtë herë krah meje, në Kuzhinën e Ferrit, si ndihmës shefe do të kem dy vajza. Një bjonde🧑 e një brune👩🏻‍🦱. Të parën, Anin, e zbulova pak ditë më parë. Sot është dita të flasim për tjetrën, atë që e ka treguar me prova e shpirt se mund të jetë krahu im i djathtë. Shumëkush e njeh si Albanën e famshme të Masterchef-it, shumë të tjerë si mjeshtren në restorantet e ndryshme ku ajo ka punuar e punon. Unë e njoh shumë më shumë, si duarartën dhe vajzën energjike,shumë vite pranë meje në Greqi,por edhe ketu në Restorantin tim dhe të të gjithëve në Tiranë,në “Umami restaurant by Renato Mekolli”dhe e dua patjetër në Hell’s Kitchen. Edhe ajo tha “Po” e do të jetë me ne në këtë edicion, që mezi po e presim të gjithë…

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli) on

“Shumëkush e njeh si Albanën e famshme të MasterChefit, shumë të tjerë si mjeshtren në restorante të ndryshme ku ajo ka punuar e punon. Unë e njoh shumë më shumë, si duarartën dhe vajzën energjike, shumë vite pranë meje në Greqi, por edhe këtu në restorantin tim dhe të të gjithëve në Tiranë, në ‘Umami restaurant by Renato Mekolli’ dhe e dua patjetër në ‘Hell’s Kitchen’. Edhe ajo tha ‘Po’ e do të jetë me ne në këtë edicion, që mezi po e presim të gjithë…”, ka shkruar Renato bashkangjitur postimit. Sezoni i ri i “Hell’s Kitchen Albania” këtë vit do të vijë në formën e një ‘reality show’ dhe pritet që të nisë transmetimin në tetor. /revistawho.com