• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Një tjetër komedi në kinema”, Ermal Mamaqi nis xhirimet e filmit të ri

“2 gisht mjaltë” ishte një nga komeditë shqiptare që u transmetua në shumë vende të botës dhe theu rekorde shikueshmërie. Pas këtij suksesi, Ermal Mamaqi lajmëroi se së shpejti do të sillte një tjetër film dhe tani, duket se xhirimet kanë nisur. Këtë e ka bërë të ditur vetë moderatori, i cili ka publikuar një foto në llogarinë e tij në ‘Instagram’ ku shfaqet në zyrë së bashku me stafin. Krahas fotos shkruan: “Në proçes e sipër. Gati për fillimet e xhirimeve të filmit tjetër. Së shpejti një tjetër komedi në kinema”. Ermali nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër në lidhje me këtë projekt, megjithatë pak kohë më parë tha se një nga aktoret në kastin e tij do të jetë Bleona Qereti. Një bashkëpunim të tillë e kemi parë dhe në spotet që vetë Ermali ka realizuar për “Xing me Ermalin” dhe duhet të themi se ishte një dyshe e suksesshme. Jo vetëm aktori dhe njerëzit e tij të afërt, por dhe fansat janë të emocionuar të dinë më tepër rreth kësaj komedie dhe presin me padurim publikimin e tij./revistawho.com