• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një tjetër bjond mes bukuroshëve të showbiz-it, moderatori i njohur ndryshon pamje

Flor Gjini është transformuar duke ju shtuar bjondëve të showbiz-it shqiptar. Moderatori i njohur ka publikuar një foto ku shfaqet i ulur dhe dukshëm bien në sy flokët e ndryshuar, të cilët përveçse janë stiluar ndryshe, kanë tjetër ngjyrë. “Meqë të hënën fillojmë ‘Pushime on Top”, shkruan ai krahas fotos në fjalë, duke zbuluar se shumë shpejt, programin më të ndjekur të verës do e shohim në ekran. Moderatori i suksesshëm, këtë verë do të jetë sërish krah Ori Nebiajt për të drejtuar programin dedikuar verës, detit dhe Shqipërisë. Ky ndryshim në pamje duket se ishte qershia mbi tortë për të plotësuar gjithë gjërat e bukura që pritet të vijnë nga Flori.

Kujtojmë se kohët e fundit, ndryshime të ngjashme në pamje kanë bërë edhe Mozzik, Onat, Majk dhe të tjerë djem të njohur të ekranit. / revistawho.com