• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një shëtitje plot diell, Miriami ndan momentin më të bukur të ditës pranë Ameli dhe Duam

Një nga çiftet më të dashur të publikut shqiptar, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u bënë prindër për herë të dytë disa javë më parë, me një djalë të cilin vendosën ta quajnë Duam.

Që prej atij momenti dyshja ka publikuar disa video ku kanë treguar se përkujdesja për më të voglin e shtëpisë ka nisur.

Ndërsa ditën e sotme Miriami ka ndarë një foto ku shfaqet Ameli së bashku me vëllain duke shëtitur me karrocë.

“Shëtitje e parë motër e vëlla”, ka shkruar Cani krah postimit më të fundit në rrjetet sociale.

Komentet nga ndjekësit dhe miqtë e këngëtares kanë qenë nga më të ndryshmet, të cilat pohonin se dy të vegjëlit nuk mund të dukeshin më bukur se kaq./revistawho.com