• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një shëtitje me Kajanin e vogël, Erioni dhe Ajola fotografohen teksa kalojnë pasditen me djalin e tyre

 

Padyshim që fundjava i përket familjes dhe këtë na ka treguar dhe Erion Veliaj në fotot e fundit. Në fotot e publikuara nga ‘Tirana Post’, kryetari i bashkisë së Tiranës shfaqet duke shëtitur në kodrat e liqenit artificial së bashku me partneren e tij, Ajola dhe djalin e tyre Kajan. Dyshja e njohur ishin veshur sportivë, teksa Veliaj shtynte karrocën e djalit. Ata dukeshin mjaft të lumtur duke shkëmbyer biseda krah njëri-tjetrit. Mesa duket çifti po kalon një nga periudhat më të ëmbla teksa vogëlushi i tyre rritet dita ditës. Vetëm disa ditë më parë Erioni ndau një foto të Kajanit, i cili këtë shtator ka bërë 11 muaj./revistawho.com