• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një propozim surprizë në studion e Eno Popit këtë 14 shkurt

Sot, në Ditën e Shën Valentinit, studio e “Dilema Deal or no Deal”, drejtuar nga Eno Popi, nuk ishte aspak e zakonshme. E mbushur me zemra në të katër anët, loja fshihte si asnjëherë më parë valixhen e dashurisë, një valixhe që konkurrentes nuk i fali milionat, por një surprizë nga ato që nuk harrohen lehtë. Në ekran, Desarës iu shfaq një videomesazh nga Oltioni, i fejuari i saj, që e kishte gënjyer të fejuarën duke i thënë se nuk mund ta shoqëronte në studio. E emocionuar, pas videomesazhit, Desara 22-vjeçare e gjeti të fejuarin pas shpinës së saj, i cili ishte ulur në gjunjë për t’i bërë propozimin më të veçantë. Çifiti nga Shkodra e përjetoi kështu këtë Shën Valentin, duke i premtuar njëri-tjetrit dashur të përjetshme./revistawho.com