• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një poezi enkas për Marinën, moderatorja emocionohet nga mesazhi i veçantë i mikes së saj

Marina Vjollca është një ndër vajzat më me stil të ekranit dhe paraqitjen e jashtme ja ka besuar gjithmonë mikes së saj, Lira Kocës. Prej vitesh Marina vishet nga punimet e veçanta të stilistes së njohur dhe prandaj të dyja kanë krijuar një marrëdhënie shumë të veçantë. Përtej punës që i lidh, Marina dhe Lira duket se ruajnë një raport të shkëkqyer mes njëra-tjetrës si dy mikesha. Së fundmi Vjollca e ka treguar këtë gjë përmes një mesazhi të vetëm, që flet shumë për lidhjen me stilisten e saj. Lira i ka dedikuar Marinës një poezi shumë të veçantë, të cilën duket se e ka krijuar vetë. Moderatorja është emocionuar shumë nga fjalët e saj, ndaj nuk është menduar dy herë që mesazhin ta ndajë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’. “Do vdes unë për shpirtin tim”, ka shkruar Marina përkrah mesazhit të stilistes së saj.

Nuk dihet ende se kur do të kthehet në ekran Marina Vjollca, por është e sigurtë se çdo dalje të saj në publik moderatorja do të vazhdojë t’ja besojë mikes së saj. /revistawho.com