Në episodin e ri të “KUWTK”, Kourtney i ka shprehur shqetësimin se dikush po e vjedh motrës së saj, Khloe. Ajo ka vazhduar më tej duke u shprehur se ky person është nga personeli i saj dhe që shpenzon kohë vetëm me fëmijët. Kourtney-t i kanë vjedhur 700 dollarë dhe një nga ipad-et e saj dhe po ashtu 4500 dollarë nga ish-bashkëshorti i saj, Scott Disick. “Atëherë, sigurimi sot tha që e ka parë atë dy herë me elektrik dore në zyrë,” vazhdoi themeluesja e Poosh, duke e quajtur incidentin “të çmendur” dhe duke u betuar, “Ajo nuk do të vijë më kurrë këtu”. Mesa duket Kourtney e ka shumë të qartë kush është personi që po i vjedh brenda në shtëpi.