Elita Rudi është gjithmonë aktive në ‘Instagram’ me postime nga më të ndryshmet sidomos për ato që lidhen me djalin. Zëri rritet çdo ditë dhe moderatorja e njohur po e përjeton me shumë emocion këtë periudhë pavarësisht lodhjes. Me një postim të bërë pak orë më parë, Elita na ka treguar mënyrën që ka zgjedhur për t’u kujdesur për djalin edhe kur nuk është pranë tij. Teknologjia më e fundit mundëson që të vendosen kamera në dhomën e fëmijës dhe nëna mund të kontrolloj çdo lëvizje në çdo moment. Të njëjtën gjë ka zgjedhur të bëjë Elita, e cila ka publikuar një foto të shkëputur nga regjistrimet e djalit në dhomën e tij. “Kur mendoj se Zëri po fle”, shkruan ajo duke qeshur, ndërsa në foto duket i vogli që është ngritur nga gjumi dhe ka nisur të lëvizë në krevatin e tij.
Kujtojmë se djali i pari për Gjikon dhe Elitën erdhi në jetë disa muaj më parë dhe që prej asaj periudhe, gjithë vëmendja i është përkushtuar vetëm atij. / revistawho.com