• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një muaj para dasmës, Afrona rrëfen gjithçka për lidhjen me Bleron dhe planet për krijimin e një familje

Afrona Dika dhe Blero muajin e ardhshëm do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë dhe gjithçka pritet të jetë magjike. Çifti i njohur kanë vendosur që dasma e tyre të jetë madhështore, gati me 600 të ftuar dhe do të organizohet në një nga vendet më të bukura të Shqipërisë. Sot që jemi fiks një muaj para martesës, Afrona ka rrëfyer gjithçka për historinë e saj të dashurisë me Bleron. Në një intervistë për revistën “Class”, ajo ka treguar si ka lindur dashuria mes tyre dhe planet që kanë për të ardhmen.

Afrona ka zbuluar se për ta lidhja në distancë për 5 vite me radhë nuk ka qenë aspak e lehtë, duke qenë se ajo jeton në Zvicër dhe Blero në Kosovë, e prandaj këtë gjë e konsideron si sakrificën më të madhe. Ajo ka treguar se pas lidhjes me këngëtarin jeta e saj ndryshoi në ekstrem, pasi nga një vajzë e thjeshtë u bë një personazh mediatik, duke qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes.

Nusja e ardhshme ka zbuluar se me prindërit e Bleros ka një marrëdhënie shumë të mirë, sepse ata i kanë hyrë në zemër që në takimin e parë. Për sa i përket krijimit të një familje, Afrona ka treguar se nuk e kanë në plan këtë gjë për momentin, sepse kanë dëshira të tjera. “Për momentin jo. Dëshirojmë të udhëtojmë dhe pak dhe të bëjmë karrierë. Më vonë sigurisht”, është shprehur ajo për “Class”. Afrona dhe Blero kanë shumë vite që njihen bashkë dhe tashmë po presim me padurim të shohim finalizimin e dashurisë së tyre me dasmën që do të mbahet në 21 shtator. /revistawho.com