Selena Gomez është munduar të mbajë larg rrjeteve sociale jetën e saj personale, megjithatë mikeshat e saj e kanë ‘nxjerrë zbuluar’ duke publikuar disa pamje nga festa që këngëtarja ka organizuar për ditëlindjen e Raquelle Stevens. Festa ka qenë diçka minimale, më së shumti mund të quhet si kohë midis vajzash në shtëpinë e Raquelle. Sigurisht nuk mungonin zbukurimet, ku mbizotëronte ngjyra rozë, ndërsa torta ishte diçka e veçantë. Ajo ishte në ngjyrë të verdhë dhe kishte formën e një luleje dielli. Selena ende nuk ka publikuar asgjë në ‘Instagram-in’ e saj, megjithatë fansat presin me padurim që këngëtarja të publikojë momente nga kjo festë. Kujtojmë që ajo u rikthye pak kohë më parë, pas një pushimi të gjatë nga karriera dhe rrjetet sociale./revistawho.com