• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Një letër lamtumire nga aktori i Harry Poter

Të rinjtë e njohin atë më shumë për rolin e tij si Severus Snape në filim “Harry Potter” dhe duket se Alan Rickman, i cili u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare, ka shkruar një letër lamtumire për të gjithë fansat e Harry Potter.

Kjo letër, dërguar autores JK Rowling, është publikuar nga revista “Empire” në 2011.

“Sapo u ktheva nga një studio dublimi ku fola në një mikrofon si Severus Snape sigurisht për herë të fundit. Në ekran shfaqeshin disa fotografi të Daniel, Emma dhe Rupert të bëra 10 vite më parë. Ata ishin vetëm 12-vjeç në atë kohë. Unë sapo jam kthyer nga New York dhe ndërkohë që isha atje pashë Daniel teksa këndonte dhe kërcente shkëlqyeshëm në Broadway. Një jetë e tërë m’u duk sikur kaloi në pak minuta”.

“Të tre fëmijë tani janë rritur që nga telefonata e parë që unë mora nga JK Rowling. Eshtë një nevojë e lashtë që historitë të tregohen por historia ka nevojë për historianë të mrekullueshëm. Faleminderit për gjithçka”, mbyll letrën e tij aktori.

alann1

/Topalbaniaradio