• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një kopje e Mozzik, ja si e kërcen Hana këngën e fundit të babait të saj

Pasi Loredana dhe Mozzik vendosën t’i jepnin fund marrëdhënies, vajza e tyre qëndroi me të ëmën. Loredana kalon më shumë kohë me vajzën, por dhe Mozzik përpiqet të qëndrojë sa më pranë saj. Së fundmi reperi ka treguar se ka marrë vajzën në shtëpinë e tij për të kaluar disa orë së bashku me të. Mozzik ka publikuar në ‘Instagram’ disa video dhe foto me Hanën, e cila sa më shumë rritet aq më shumë ngjan me të atin. Ai ka postuar disa foto të vogëlushes dhe përkrah njërës prej tyre ka shkruar: “Mozzik i vogël”.

Por përveç tyre reperi ka publikuar një video shumë të ëmbël, në të cilën Hana shihet duke kërcyer me këngën më të fundit të babait të saj, “Dhelpër dinake”. Në fillim vogëlushja sheh Mozzik për të mësuar se si të kërcejë dhe më pas imiton lëvizjet e tij. Kjo video ka rrëmbyer menjëherë zemrat e fansave të reperit, të cilët e kanë ndarë me shpejtësi në faqet e tyre në rrjete sociale.

Siç duket tashmë për Hanën këngët e babait dhe të nënës janë të preferuarat e saj dhe kur të rritet e pak ajo do të jetë fansja numër 1 e tyre. /revistawho.com