• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Një jetë e kaluar mes avionëve, Rita Ora tregon sakrificat e artistëve

Muajt e fundit Rita Ora ka qenë vazhdimisht aktive në koncerte në mbarë botën. Tashmë ajo ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe këngët e saj njihen dhe dëgjohen nga të gjithë. Për koncertet e saj nga një vend në tjetrin, Ritës i është dashur të udhëtojë gjatë gjithë kohës me avion.

Ndoshta për shumë persona mund të duket një luks më vete të udhëtosh me avion dhe madje të kesh të gjitha komoditetet e duhura. Por për vetë Ritën dhe të gjithë artistët e tjerë është e sigurt se u mungon shumë një shtëpi dhe një krevat i rehatshëm. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet duke fjetur bashkë me motrën e saj në avion. Ndoshta vendi në të cilin janë shtrirë mund të jetë vërtet komod, por lodhja e Ritës dhe Elenës që e shoqëron në çdo koncert, kërkon një komoditet akoma dhe më të madh. Kjo fotografi mund të shpjegojë fare qartë se çdo të thotë sakrificë për të qenë gjithmonë ‘on top’. /revistawho.com