• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Një histori e pazakontë, Adelina Tahiri tregon si është njohur me bashkëshortin

E ftuara e radhës në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ishte këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri. Në jetën e saj private kohët e fundit ka patur zhvillime të shumta, prandaj të gjithë janë të interesuar të zbulojnë detaje të cilat nuk i kemi ditur më parë. Gjatë intervistës këngëtarja ka treguar se si është njohur me bashkëshortin e saj, Serjoza Markov.

Adelina ka thënë se një mik i tyre i përbashkët u bë shkak për njohjen e të dyve. Duke qenë se Serjoza është avokat, ajo ka rrëfyer se miku i saj i kishte kërkuar bashkëshortit të Adelinës një leje për armëmbajtje dhe në këmbim ai kishte dashur që ta njihte me Adelinën. Për një vit e gjysmë këngëtarja  nuk kishte pranuar të takohej me bashkëshortin. Më pas miku i saj i kishte punuar një rreng, i kishte thënë se duhej të shkonte patjetër në një hotel në Shkup, sepse në media do të shkruhej një skandal i madh për të. “Shkova e sapo ngritur nga gjumi. Ky më tha ke 1 vit që thua do e takosh personin, unë s’kam më fytyrë. Shkova në shtëpi u rregullova, u takova me të. Tha ‘unë jam avokati Serjoza Markov. Doja thjesht të pinim një kafe në mënyrë shoqërore sepse më pëlqen si artiste dhe më pëlqejnë njerëzit e bukur’. Më bëri shumë përshtypje se ishte njeri shumë i çiltër”, – ka treguar Adelina.

Më pas ajo ka rrëfyer se Serjoza i ka qëndruar pranë në momentet më të vështira dhe sigurisht që Adelina e ka vlerësuar shumë për këtë. Këngëtarja ka treguar se në fillim të lidhjes ajo nuk e dinte aspak që ai ishte shumë i pasur dhe këtë e kishte zbuluar vetëm kur kishin shkuar në një udhëtim në Vjenë dhe Serjoza shoqërohej nga 30 ‘bodyguard’ që i puthnin dorën. Megjithatë ajo shtoi se asnjëherë nuk e ka dashur për paratë, por vetëm për kujdesin dhe modestinë që ai ka treguar për Adelinën. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE