• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një ‘Halloween’ ndryshe, pamja e Rezit dhe Florit krah Luanës do ju bëjë të qeshni të gjithëve

 

 

Festa e ‘Halloween’ i përfshiu të gjithë moderatorët të cilët u kujdesën të maskohen si personazhe të njohur të filmave vizatimorë, horror etj.
Luana Vjollca ka menduar që mbrëmjen e sotme, nën drejtimin e ‘Shiko Kush Luan’ të vijë pranë teleshikuesëve dhe publikut si Hirushja, ndërsa dy kolegët e saj, Rezart Veleshnja dhe Flor Binaj si motrat e saj.
Në videon me momentet më pikante të mbrëmjes së sotme, duket se ‘look-u’ i treshes së ‘Shiko Kush Luan’ ka shkaktuar mjaft të qeshura dhe oviacione në publik.
I gjithë emisioni është përfshirë nën festën e ‘Halloween’, teksa të ftuarit janë kujdesur të japin përgjigjet e tyre pikante, duke shkaktuar zhurmë si çdo herë tjetër.
Nuk dihet se çfarë tjetër ka përgatitur Luana mbrëmjen e sotme, por kjo pritet të zbulohet në orën 21:00 në ekranin e ‘Top Channel’./revistawho.com