• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Një fotografi reale e situatës në Shqipëri”, Olti Curri zbulon detaje të reja për ‘Falco’

Në vetëm pak ditë, Bes Kallaku pritet të publikojë premierën e filmit të tij ‘Falco’, për të cilin ka punuar disa muaj rresht. Pjesë e kastit të aktorëve do të jenë dhe shumë personazhe të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar si Bleona Qereti, Kristina Baki, Olti Curri dhe shumë të tjerë.

Ky i fundit ka treguar me anë të një postimi në ‘Instagram’ përshtypjet e tij personale për produksionin e ‘Falco-s’, duke shtuar se gjithçka është një pasqyrim i realitetit shqiptar.

“Një film spektakolar, një fotografi reale e situatës në Shqipëri realizuar me një humor të paparë. ‘Falco’ nga Bes Kallaku, një film që do na shkulë gazit dhe do na bëjë të reflektojmë për atë situatë që në 30 vite po na bën të qeshim se nuk qajmë dot. Falenderoj Besin nga zemra që më besoi një rol duke më realizuar një dëshirë të madhe për të qenë pjesë në një film. Ju mirëpresim në kinema duke filluar nga 20 nëntori”, ka shkruar Curri krah fotos së shkëputur ku shfaqet Kallaku së bashku me Bleonën.

Ditën e mërkurë të gjithë fansat që e kanë pritur më padurim këtë produksion, do të kenë mundësinë ta shohin në të gjitha kinematë brenda vendit./revistawho.com

CLOSE
CLOSE